Elbasan, 3 rastet e reja me Covid-19 nga bluzat e bardha, infektohen 2 infermieret dhe mjeku

3 rastet e ditës së sotme me Covid-19 në Elbasan i përkasin bluzave te bardha.

Konkretisht bëhet fjalë për 2 infermiere dhe një mjek të një qendre shëndetësore.

Ndërkohë, vendi ynë sërish ka shënuar numër të lartë rastesh me Covid-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 90 raste të reja, 2 humbje jete dhe 43 të shëruar.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv.

Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

SHKARKO APP