Elbasan, 45-vjeçari “luftë” me policinë, mbi 6 orë në arrati, ndiqet nga RENEA

Forcat RENEA dhe policia janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit Josif Kavaja nga fshati Seltë i Elbasanit, i cili pasditen e sotme (24 dhjetor) qëlloi me armë zjarri në drejtim të patrullës së Policisë. Këta të fundit kishin shkuar të kontrollonin banesën e tij, pasi kishte pasur denoncime të banorëve se qëllonte me armë. Prej orës 16:00 45 vjeçari vijon të jetë në arrati

Ora News po raporton ngjarjen hap pas hapi

Ora 22:00 – Pse qëlloi me armë 45 vjeçari

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarja e Ora News Edisona Skënderi informon se Josif Kavaja kishte shtëpinë në një kodër dhe banorë thonë se 45 vjeçari mund të ketë qëlluar për të trembur një bari të zonës i cili kishte dërguar bagëtitë e tij të kulloste aty afër. Kavaja ka dashur ta trembë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë banorë të tjerë të zonës thonë se ai jetonte vetëm dhe nuk ishte njeri problematik.

Ora 21:48 – Ekskluzive për Ora News/ flasin banorët: Besojmë se është ngacmuar

Ora 21:50 – Forcat RENEA në fshat
Forcat RENEA ndodhen në fshat ndërsa vijojnë kërkimet për arrestimin e 45 vjeçarit i cili dyshohet se i armatosur është fshehur në një pyll aty afër. Nuk dihet nëse Josif Kavaja (Qosja) ka komunikuar me ndonjë familjar në kuadër të negociatave për tu vetëdorëzuar.

Ora 20: 30 – Kavaja ende në arrati pasi luftoi me policinë, në fshat grupi negociator

Në orën 20:00 (24 dhjetor 2020) gazetarja e Ora News, Edisona Skënderi informon se familjarët e 45 vjeçarit kanë mbërritur në fshat dhe po përpiqen të komunikojnë me të që ta bindin për t’u dorëzuar.

Përveç tyre në fshatin Seltë ka mbërritur edhe grupi i specializuar negociator që do të tentojë të bëjë Kavajën të dorëzohet.

Ora 17:00 – I armatosur qëllon me armë drejt policisë

Policia ka shkuar në banesën e Josif Kavajës për të bërë një kontroll, pas denoncimeve të banorëve se qëllonte me armë.

Prokuroria e Elbasanit kishte marrë një autorizim në gjykatë për kontrollin e banesës së 45 vjeçarit.

Kur kanë shkuar pranë ata nuk janë lejuar por janë qëlluar me armë madje duke u rrezikuar dhe jeta.

“Më datë 24.12.2020, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë shkuar në fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese, me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J. K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë arritur në banesën e shtetasit J. K., ky shtetas, në tentativë për t’i shpëtuar Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë duke u rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Nga të shtënat nuk ka punonjës policie të lënduar. Policia Vendore ka rrethuar zonën në një perimetër të gjerë duke marrë masa sigurie për jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë në atë zonë.” – njoftoi policia ne oren 17:00.

Më pas në zonë ka mbërritur RENEA e cila ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.

Ora News - Elbasan, 45-vjeçari qëllon me armë drejt policisë, rrethohet dhe ndiqet nga RENEA

Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?