Elbasan, 61-vjeçari kapet mat me makinën e vjedhur

Një 61-vjeçari është arrestuar nga policia pasi vodhi një makinë në Elbasan.

Shtetasi  me iniciale J.K., banues në Elbasan vodhi automjetin në pronësi të shtetasit me iniciale B.B.

Mjeti ishte parkuar nga pronari para banesës dhe hajduti është pikasur nga fqinji i tij, i cili njoftoi policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uniformat blu raportojnë se u vunë në ndjekje të mjetit që dyshohet se ishte vjedhur duke bërë të mundur bllokimin e tij si edhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë,  autorit i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet të mprehtë thikë,”-njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprat  penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?