Elbasan/71-vjeçari mbyllet në shtëpi, mbërrijnë forcat Anti-ekploziv
Elbasani është në panik nga ngjajrja e ditës së sotme. Në banesën e 71-vjeçarit kanë mbërritur forcat anti-eksploziv dhe makinat e blinduara. Kjo sepse i moshuari nuk ka dalë në ballkon dhe nuk po qëllon më dhe për pasojë bëhet i vështirë neutralizimi i tij.
Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje të moshuarit të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.
Në ndihmë të Policisë lokale kanë ndërhyrë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e Zhidrut. Banesa nga e cila po qëllon 71-vjeçari është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit