Elbasan, banesa i përfshihet nga flakët e moshuara kërkon ndihmë nga ballkoni
Aktualitet E Shtunë, 24 Korrik 2021 04:32

Një e moshuar shpëtoi fatmirësisht kur forcat zjarrfikëse i erdhën në ndihmë në banesën e saj e cila ishte përfshirë nga flakët.
Shkak ka qenë soba e ngrohjes me bombol gazi.
E moshuara ka kërkuar ndihmë nga ballkoni pasi dera e jashtme nuk hapej. Zjarrfikësit ndërhynë për të hapur me forcë derën dhe të nxirrnin të moshuarën jashtë. Më pas ata ndihmuan për të shuar flakët.
KOHA JONË SONDAZH

