Elbasan dhe Korçë, fluks në spital prej virozave

Situata me virozat në vend është shqetësuese. Në pediatrinë e Elbasanit çdo ditë paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore rreth 150 fëmijë me simptoma të gripit. Javët e fundit. epidemitë e përhapura në vende të ndryshme të botës kanë shtuar panikun te prindërit të cilët paraqiten në spital për të kërkuar ndihmë më të specializuar duke neglizhuar mjekun e familjes.

Mjekët qetësojnë se pavarësisht fluksit, bëhet fjalë për grip stinor duke dhënë edhe këshillat përkatëse. Komplikacionet e gripit nuk kanë munguar. Në pediatrinë e Elbasanit janë 30 fëmijë të shtruar, kryesisht me bronkopneumoni dhe bronkolite.

Edhe në Korçë shifrat e të prekurve nga virozat janë rritur ndjeshëm. Më të ndjeshëm ndaj virozave mbeten fëmijët të cilët i janë drejtuar shërbimit spitalor për t’u trajtuar. 100-150 raste të prekura nga gjendje gripale raportohen nga pediatria çdo ditë ndërkohë që sipas mjekëve gjate fundjavës ky fluks rritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave, fëmijët jo pak herë e kanë pasur të domosdoshme shtrimin në spital për shkak të gjendjes së rënduar ndërkohë që ata nuk kursejnë këshillat për prindërit sidomos shmangien e ambienteve kolektive. Mesatarisht 6-7 fëmijë shtrohen çdo ditë në spital për të marrë kujdesin e stafit mjekësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?