Elbasan, digjet makina e biznesmenit të ndërtimit. Emri
Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Visarion Xhuvani” në të gdhirë të ditës së sotme, ndërsa makina ka qenë e parkuar në hyrje të një pallati.
Fuoristrada e biznesmenit E.ZH është djegur para banesës së tij.
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, dyshohet që ngjarja të jetë e qëllimshme.
Ndërkohë nga burime policore mësohet se është hera e dytë që biznesmenit të ndërtimit Engjëll Zhidro i djegin makinën.
Fuoristrada tip Benz me targë AA 009 P.V shtë djegur plotësisht nga zjarri i vënë.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit në Elbasan, një mjet në pronësi të shtetasit E.Zh., i cili ishte i parkuar para banesës, është përfshirë nga zjarri dhe për pasojë mjeti është djegur pjsërisht.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

