Elbasan, gjendet trupi i pajetë i një burri buzë lumit Shkumbin

Gjendet një trup i pajetë në afërsi të lumit Shkumbin. Një kufomë e seksit mashkull u konstatua nga banorë të zonës në afërsi të një kompleksi turistik, buzë lumit, në dalje të Elbasanit dhe u lajmëruar menjëherë policia. 

Ekspertet ndodhen aktualisht në vendngjarje për të identifikuar viktimën dhe për të përcaktuar shkaqet e vërteta të vdekjes së tij. Ende nuk dihet identiteti i personit që u gjend i vdekur, por fakti se ndodhej në buzë lumit, dhe jo i mbytur, dyshohet të jetë vrarë dhe hedhur në atë zonë.

SHKARKO APP