Elbasan/Goditet një grup kriminal i fuqishëm, 8 të arrestuar
Një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë është goditur nga policia e Elbasanit, ndërsa thuhet se në pranga kanë rënë 8 persona. Mësohet se operacioni është zhvilluar në kuadër të aksion kombëtar “Forca e ligjit”.
Burime mësojnë se në aksionin, që vijon ende, u sekuestruan mina dhe armë. Aksioni është drejtuar nga Altin Qato. Personat që janë arrestuar janë nga Pogradeci dhe Gramshi.
Paraditen e sotme, në Elbasan ishte edhe kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku. Mesazhi që dha gjatë takimit me prokurorët atje ishte hetimi “në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme”.
KOHA JONË SONDAZH

