Elbasan “i bukur”, Elbasan… masakra në prag
Nga Luçiano Boçi
Masakra në prag të Vitit të Ri në Elbasan zgjoi interesin mediatik të vendit, por akoma jo reagimin e një qyteti që fle e zgjohet me “muhabete” vrasjesh, prishjesh pazaresh, sherresh ekstreme. Kjo ndodh sepse vrasjet në Elbasan prej 5 vitesh, janë shndërruar në një ritual pa të cilin ditët nuk ndjekin dot njëra tjetrën.
Nga qyteti i dikurshëm i luleve, Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave. Nga qyteti i arsimit e dijes, në qytetin nyje të trafikut të heroinës e kokainës.
Policia me urdhërin e politikës, sa kësaj të fundit nuk i prekin votat, rri e vështron kërleshjen e jetëve që këputen në breshëritë e kallashnikovëve.
Vullneti i munguar politik e ka mbyllur atë “në kazermë”. Jetët tashmë këtu quhen hesape. Interesat milionëshe emërtohen sherre. Gjobvëniet shihen si taksa.
Qyteti ndërkohë zhytet cdo ditë e më shumë në një varfëri skllavëruese të shpirtit të protestës. Por ditët e reagimit po afrohen…Elbasani kërkon t’i rikthehet qyteti!
KOHA JONË SONDAZH

