Elbasan. I moshuari vetëvritet me armë gjahu

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës në Elbasan me armë zjarri. Mësohet se është vetëplagosur me armë gjahu “Teke” shtetasi P. Z., i cili vuante nga depresioni.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 Maji Elbasan, në banesën e 69-vjeçarit. Shtetasi është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, por më pas ka ndërruar jetë. Arma e gjahut u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?