Elbasan: Ja makina me të cilën u larguan autorët pas atentatit të Ardian Çapjas

Kamerat e sigurisë kanë kapur makinën që kanë përdorur atentatorët pas plagosjes me snajpe të Ardian Çapja në Elbasan  më 8 qershor.

Çapja mori një plumb në shpatull dhe fraktura dhe u dërgua po atë ditë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Pak minuta më pas u zbulua dhe një  makinë e djegur Volksëagen Sharan” ku u gjet i djegur dhe snajperi me numër serie të fshirë.

Ndërkohë autorët e atentatit janë larguar me një tjetër makinë “Volksëagen Golf” (në foto)

Më 11 qershor 55-vjeçari Ardian Çapja la spitalin për të vijuar trajtimin në shtëpi, pasi ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka dyshime për 3 persona si pjesmarrës në atentat. Krahas konflikteve me familjet e tjera në Elbasan hetuesit po verifikojnë një konflikt të Çapjas jashtë vendit. Ende nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me krimin.

/Ora News

 

SHKARKO APP