Elbasan, makina përplas rojen e pallatit në rrugë dhe largohet

Roja e një pallati në ndërtim mbeti i plagosur në Elbasan ndërsa u përplas nga një makinë tip “Benz” në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi”.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa 60 vjeçari i plagosur  është dërguar për ndihme mjekësore në spital.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes  dhe gjetjen e drejtuesit të mjetit që aksidentoi këmbësorin.

SHKARKO APP