Elbasan, mjeti aksidenton për vdekje këmbësorin

Një i moshuar ka gjetur vdekjen pasi u përplas nga një mjet teksa po kalonte rrugën. Aksidenti ndodhi në orët e mesditës në aksin Elbasan-Librazhd.

Viktima është  Qazim Brahja, rreth 70 vjeç, me banim ne Labinot- Fushë. Ndërsa mjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet L.XH, 35- vjeç. Ky i fundit është ndaluar nga uniformat blu.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa kanë nisur hetimet.

SHKARKO APP