Elbasan, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore

Në luftën me koronavirusin qytetarët elbasanas këto ditë janë duket u përballur edhe me një rritje çmimesh të produkteve ushqimore.

Nëse një javë më parë një kg domate kushtonte 90 lekë sot arrin në 140-150 lekë .

Rritje po ashtu ka edhe për agrumet të cilat janë ndër produktet më të kërkuarat nga konsumatorët gjatë këtyre ditëve ku kilogrami i portokallit arrin deri ne 170 leke .

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas qytetarëve nuk është e drejtë që të abuzohet në këtë mënyre ndaj kërkojnë më shumë kontrolle nga shteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tyre tregtarët jashtë kamerës pranojnë rritjen e çmimeve por për këtë faksojnë pikat e shumicës në të cilat ata marrin mallin.

Prej më shumë se një muaji tregu kryesor agroushqimor në Elbasan qëndron i mbyll dhe qytetarët nuk kanë  mundësi zgjedhjeje duke përballur kështu edhe me abuzime në çmim.

Ndërkohë Bashkia e Elbasanit ende nuk ka vendosur për rihapjen e  tregut agroushqimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?