Elbasan, tregtarët ambulantë në protestë (VIDEO)

Dhjetra tregtarë të tregut Industrial në Elbasan, por edhe ambulantë janë mbledhur sërish para Drejtorisë rajonale të Tatimeve në protestë ndaj aksionit kundër informalitetit.
Tregtarët kërkojnë zbutjen e masave të aksionit që ka nisur prej fillimit të shtatorit, dhe të mos u sekuestrohet malli për të cilin nuk kanë faturë të origjinës, pasi sipas tyre e kanë prej 10 vitesh nëpër magazina.
Gjithashtu tregtarët ambulantë kërkojnë të mos u vendoset kasë fiskale, duke ngritur pretendimin se po shkojnë drejt falimentimin për shkak të xhiros së vogël.
Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh e tregtarëve të Elbasanit, me të njëjtat kërkesa.

SHKARKO APP