Elbasan/ U infektuan nga i biri, prindërit po vetëkarantinohen

Ndër tetë rastet e reja të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri, të cilat e çuan numrin e të prekurve në 23, 2 prej tyre janë në Elbasan. Bëhet fjalë për prindërit e 31-vjeçarit të rezultuar pozitiv me Covid-19 , që aktualisht po trajtohet te Infektivi, i cili kishte udhëtuar në Milano te tezja e tij. I riu nga Elbasani, me banim në Tiranë, ka infektuar nënën 57-vjeçare me babanë 58 vjeç, të cilët që të dy janë vetëkarantinuar në banesën e tyre në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

SHKARKO APP