Elbasani dhe drejtimi vendor, nga plejadat historike tek epoka e Gledian Llatjas

Historia e drejtimit vendor në Elbasan nis herët dhe mbart një simbolikë të veçantë, që lidh periudha të ndryshme politike e shoqërore të qytetit. Një koinçidencë domethënëse historike është fakti se nisja dhe rinisja e institucionit të kryebashkiakut lidhet me të njëjtin mbiemër, Haxhiademi.

Në vitin 1908, katër vjet përpara shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Emin Haxhiademi u bë kryebashkiaku i parë i Elbasanit, në një kohë kur qyteti po konsolidohej si qendër administrative, arsimore dhe kulturore. Vetëm një vit më pas do të hapej edhe Shkolla Normale, duke e kthyer Elbasanin në një nga shtyllat e arsimit kombëtar.
Nga viti 1908 deri në 1943, Elbasani u drejtua nga 17 kryebashkiakë, shumica figura të njohura të historisë së qytetit, të lidhura me luftën, arsimin dhe kulturën. Emra si Emin Haxhiademi, Fuat Biçaku, Kasem Sejdini, Lef Nosi, Hasan Biçaku apo Ahmet Dakli mbeten pjesë e memories historike të qytetit.

Me vitin 1943, institucioni i bashkisë u shpërbë. Kryebashkiaku i fundit i asaj periudhe ishte Refik Bekteshi, ndërsa për afro 50 vjet pushteti vendor u zëvendësua nga struktura të emëruara ose të kontrolluara nga regjimi komunist, pa zgjedhje reale vendore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthimi i kryebashkiakut si institucion ndodhi vetëm në vitin 1992, sërish me emrin Emin Haxhiademi, nipi i kryebashkiakut të parë, i cili hapi një kapitull të ri për Elbasanin në kushtet e demokracisë pluraliste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitet që pasuan, drejtimi i qytetit kaloi në duart e figurave të ndryshme politike. Engjëll Dakli (1996–2000) mbetet i kujtuar për vizionin afatgjatë të zhvillimit urban, ndërsa Hysen Domi (2000–2003) ishte kryebashkiaku i parë socialist i Elbasanit në demokraci. Më pas, qyteti u drejtua nga Ardian Turku dhe për tre mandate radhazi nga Qazim Sejdini, një nga figurat më jetëgjata të pushtetit vendor në historinë e Elbasanit.

Sot, kjo histori mbi një shekullore vijon me Gledian Llatjan, i cili përfaqëson një brez të ri drejtuesish, si në moshë ashtu edhe në qasje. Mandati i tij i parë u shënua nga dy prej sfidave më të vështira që ka përjetuar vendi në dekada: tërmeti shkatërrues dhe pandemia e COVID-19. Në këto momente kritike, drejtimi i bashkisë u shndërrua në një test real të kapaciteteve institucionale dhe të marrëdhënies me komunitetin.

Përballimi i pasojave të tërmetit dhe menaxhimi i situatës së pandemisë u realizuan përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve vendore, qeverisë qendrore dhe mbi të gjitha qytetarisë së Elbasanit, e cila tregoi solidaritet, durim dhe përgjegjësi kolektive. Këto sprova forcuan rolin e bashkisë si institucion shërbyes dhe konsoliduan një model drejtimi të bazuar te reagimi i shpejtë, komunikimi publik dhe mbështetja sociale.

Pas këtij mandati të vështirë, Gledian Llatja mori sërish besimin e qytetarëve dhe sot ndodhet në mandatin e tij të dytë si kryetar bashkie, në një realitet të ri administrativ pas reformës territoriale. Në këtë fazë, drejtimi i bashkisë nuk është më thjesht administrim, por menaxhim i zhvillimit urban, ekonomik dhe social të një qyteti që mbart histori, trashëgimi dhe pritshmëri të larta.

Nga plejadat historike të fillimshekullit XX deri te drejtimi aktual, Elbasani mbetet një shembull i qytetit që ka ditur të ruajë vazhdimësinë institucionale, duke reflektuar në çdo periudhë ndryshimet politike dhe shoqërore të vendit.

Ky botim është një rrugëtim nëpër historinë e drejtimit vendor të Elbasanit, nga kryetarët e parë të fillimshekullit XX deri te drejtimi bashkëkohor. Çdo emër përfaqëson jo vetëm një periudhë, por edhe sfidat, vendimet dhe realitetin e kohës së vet, duke krijuar së bashku mozaikun e qeverisjes së një qyteti me traditë dhe identitet të fortë qytetar. Nga Miranda Sadiku

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?