Elbasani gati të hapë spitalin Covid
Spitali i Elbasanit është gati të hapë pavionin Covid, ndërsa stafi mjekësor është duke u trajnuar nga Ministria e Shëndetësisë. Kanë qenë donacionet nga Kuvajti që kanë bërë të mundur që për këtë spital të dhurohen 15 pajisje repiratore.
Me të paktën 804 persona aktivë me koronavirus, dhe me rritje të rasteve ditë pas dite, qarku i Elbasanit është kthyer në një vatër koronavirusi.
Në këto kushte dhe në kohën kur vendet në spitalet Covid në Tiranë janë drejt mbushjes së kapaciteteve, spitali rajonal i Elbasanit është gati të nisë pacientët Covid.
“Spitali rajonal i Elbasanit është duke bërë përgatitjet përfundimtare për të qenë gati nëse do të jetë e nevojshme për tu hapur si spital Covid.”
Teksa mjekët e Elbasanit po trajnohen për të përballuar situatën me koronavirus, spitali i janë dhuruar 15 pajisje respiratore, që në kushte të rënda të pacientëve shpëtojnë jetë, nga shoqëria e Kuvajtit.