Elbasani kthehet në ”Palermo”, 3 vrasje në 10 ditë
Elbasani është kthyer në vendin më të kriminalizuar, ku atentat mafioze dominojnë jetën sociale dhe ekonomike në vend. Brenda 10 ditëve janë shënuar 3 vrasje me armë dhe thika. Rendi është zero dhe duket se bandat kanë marrë kontroll dhe po bëjnë çfarë të duan.
Një grup shokësh ndodheshin në ambjentet e lokal “Piazza delsol”, në qëndër të Elbasanit. Mes grupit të të rinjve, ka qënë dhe Florian Lamçja ose siç thiret ndryshe në Elbasan me noflën “Flor qori”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Personat kanë konsumuar pije alkoolike dhe dyshohet të kenë konsumuar dhe kokainë. Në bisedë e sipër ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që do përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur në vend Florian Lamçja. Vrasja me thikë dhe sende të forta e Lamçes ka dy pista, gjakmarrja ose tregtia e kokainës. Lamçe njihet si person me precedentë penalë. Ai është hetuar edhe për dy plagosje. Vëllai i tij, Olti Lamçe, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko ”Tekilës”, Almir Canin.
Regis Runaj u masakrua me thika dhe sende të forta nga persona ende të paidentifikuar. Ka shumë gjasa se vrasja është kryer në një vend tjetër dhe më pas personat e kanë tranportuar në afërsi të varrezave të qytetit, duke e hedhur në një rrugicë që nuk frekuentohet nga shumë persona. Ngjarja lidhet me tregtinë e kokainës në këtë qytet dhe si Runaj dhe Ramazani ishin persona të evidentuar si shpërndarës kokaine në qytetin e Peqinit dhe Elbasanit.
Emiljano Ramazani, baba i 4 fëmijëve u vra më 20 korrik, ndërsa po parkonte makinën e tij tip “Ford Focus” mes pallateve pranë vendit të quajtur ”Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit. Vrasja e tij lidhet me larje të hesapeve të drogës, ku viktima njihet si shpërndarës në qytetin e Elbasanit. Madje 40-vjeçari është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një herë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat. Hetuesit gjetën në makinë dhe dy kallashnikovë, ndërsa targat rezultuan të vjedhura në Tiranë, të denoncuara në komisaratin nr.2. Ndonëse në zonë mbërritën forca të shumta policie dhe specialët e RENEA-s, nuk mundën të gjenin autorët.