Elbasani, model i sigurisë dhe harmonisë. Gledian Llatja pret Këshilltarin Rajonal të BE për Antiterrorizmin

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka pritur sot në zyrën e tij Eddy Greif, Këshilltar Rajonal për Antiterrorizmin dhe Sigurinë në Delegacionin e Bashkimit Europian me seli në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Në takim ishte e pranishme edhe Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri, znj. Dervishi, me të cilën u diskutua mbi rëndësinë e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, rolin e organizatave të shoqërisë civile dhe përpjekjet për parandalimin e çdo forme të ekstremizmit të dhunshëm.

Kryetari Llatja theksoi se “Elbasani vijon të jetë një model i bashkëpunimit institucional dhe angazhimit qytetar për një komunitet të sigurt, ku harmonia ndërfetare dhe kulturore mbetet një vlerë e patjetërsueshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?