Elbasanlliut i djegin “Benz”-in para banesës, dyshimet e para të policisë

Në orët e para të kësaj të diele një 62 vjeçar nga Elbasani i është djegur makina e parkuar në rrugicën afër banesës. Sipas njoftimit të policisë së këtij qyteti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

“Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A. H, 62 vjeç.

Mjeti tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H. ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe është djegur pjesërisht, pasi zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarr vënie e qëllimshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?