Eldi Allushi, i riu që ”fluturoi” në digën e Liqenit. Eksperti: I droguar ose një bast…

Eldi Allushi është kthyer në personazhin më popull në mediat këtë të martë. 26 vjeçari është i riu që po drejtonte mjetin luksoz që u përplas në digën e Liqenit Artificial në Tiranë, aksident i ndodhur kur sapo po zbardhte dita.

Allushi është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se në momentin që është përfshirë në aksident ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike ose alkoolit. Ai ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në rrugën e ”Kosovarëve” dhe më pas ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën.

Eksperti për sigurinë rrugore Fatmir Hasho e ka vlerësuar si një çmenduri. Për të shoferi mund të ketë qenë nën efektin e narkotikëve, edhe pse ka qenë një bast mes të rinjve për të kaluar në atë pjerrtësi. Ai kërkoi ashpërsim të masave dhe heqjen e lejes së drejtimit për një kohë më të gjatë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar dënimin maksimal të shoferit të makinës luksoze që përfundoi ditën e sotme mbi digën e liqenit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Edhe deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar. Teksa ka dalë për vrap, ai ka ndarë video nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ata që e kanë bërë një veprim të tillë janë idiotë të një kategorie të rrallë.

SHKARKO APP