Elena e aksidentit tragjik/ Jo vetëm në Durrës, 23-vjeçaren e kthyen edhe në Rinas (Detaje)

Të tjera detaje janë zbuluar për 23 vjeçaren e cila humbi jetën në aksidentin e të mërkurës mbrëma në autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërsa ende nuk është arrestuar tropojani që shkaktoi aksidentin tragjik pas mesnatës së të mërkurës, ku vdiq 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe taksisti që po e shoqëronte drejt Tiranës Bujar Agalliu, të tjera detaje mësohen mbi lëvizjet e vajzës.

“BalkanWeb” raporton se Elena Avdillari ka hyrë rreth orës 21 të mërkurën dhe ka bërë check-in në Portin e Durrësit. Pas check-init, Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi rezultonte të kishte shkelje me kohën e qëndrimit në shtetin Italian, siç mëson “BalkanWeb”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo kishte udhëtuar katër herë drejt Italisë, por herën e fundit kishte shkelur afatin 90 ditor ose tre muaj të lejuar për shtetasit e vendeve që nuk janë në zonën Shengen. Nisur nga kjo shkelje 23-vjeçarja nuk u lejua të udhëtojë drejt Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime të “BalkanWeb” bëjnë me dije se Elena kishte tentuar të udhëtonte edhe në 10 janar drejt Italisë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit por sërish e kishin kthyer.

Në çantën e vajzës së re, bashkë me sendet e saj personale policia gjeti edhe biletën vetëm vajtje për në Itali. Nga rrëfimi i nënës, Rozafa Glloga, Elena punonte atje me shoqet, punë për të cilën s’kishte më shumë dijeni. Nëna tha gjithashtu se e bija i mbante me lekë, pasi gjendja ekonomike e familjes së saj ishte e vështirë.

NGJARJA
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 23:30 të së mërkurës. Elena Avdillari ishte nisur për në Itali, për rrethana ende të paqarta ajo nuk është ngjitur në traget, por është rikthyer. Rreth orës 23:00 ajo ka marrë në lagjen nr:3 të Durrësit, taksinë e drejtuar nga Bujar Agalliu për t’u kthyer në Tiranë. Por gjatë rrugës, në afërsi të Maminasit, sipas policisë, makina tip “Benz” me targa AA 060 SP, e ka goditur nga mbrapa mjetin taksi me targa DR 475 TX.

Drejtuesi 60-vjeçar ka humbur kontrollin dhe makina ka ecur disa metra duke u përplasur me bordurën e një karburanti. Sipas ekspertëve që po hetojnë ngjarjen, drejtuesi i “Benz”-it po lëvizte me rreth 200km/orë, kurse taksia me 80 km/orë. Dyshohet se për shkak të rrugës mjaft të amortizuar së fundmi, shoferi i taksisë ka qarkulluar në korsinë e shpejtësisë, ndonëse ka qenë me rreth 80 km.

“Benz”-i, që ka qenë me shpejtësi të madhe, i ka bërë sinjal me drita për të hapur krahun. Taksia e ka hapur pjesërisht, por për shkak të errësirës dhe shpejtësisë së madhe, “Benz”-i e ka goditur në fenerin e majtë atë.

Për aksidentin, sië thonë burime pranë grupit të hetimit, po hetohen në dy pista, ku veç ngjarjes aksidentale për shkak të shpejtësisë së “Benz”-it, nuk përjashtohet edhe një ngjarje e mundshme e qëllimshme. Policia ka shpallur në këkim shtetasin Fatjon Zhaporja, drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?