Elezi për sherrin mes demokratëve: Me skena ekstreme duan t’i bien në sy Berishës

Ish-kryetari i degës demokratike në Kukës, Ibsen Elezi komenton skenat e dhunës që përfshinë Komisionin e Medias pas përplasjes së demokratëve mes tyre. Për të skena të tilla janë të turpshme dhe se veprime të tilla duhet të dënohen.

”Janë gjëra të turpshme që nuk ka as analiza politike. Një organizëm pa imunitet të brendshëm, kuptohet se çfarë nuk nxjerr jashtë. Nuk e di se mund të ndodhin veprime të tilla në mënyrë të vazhdueshme. Ky është një veprim që duhet të dënohet. Këtë e bën Flamuri dhe Gazi që nuk kanë identitet politik. Bardhi ka sulmuar Berishën, Flamurin tani është me Flamurin dhe sulmojnë Açkën. Përdorimi i dhunës është një mënyrë shumë ekstreme”, tha ai.

Për të politika e PD-së ka qenë një politikë kacavjerrëse, pasi sipas tij mekanizmi i funksionimit të karrierës është që të sillen në mënyrë ekstreme që në këtë moment të bëhen të pëlqyerit e Berishës. “Sistemi i kacavjerrjes brenda partive politike këtë prodhon. Pastaj ia vendosin fajin popullit përse nuk reagon kundër Ramës. Por nuk ka alternative. Rama ndjehet i parrezikuar sepse kundërshtarin e ka shumë të dobët”, tha më tej Elezi në ”Abc News”.

SHKARKO APP