Elezi: Shkodra jashtë kontrollit, vrasja e Pllanajt në orën policore, lëvizte lirshëm edhe pse në kërkim
Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, ish-drejtuesi i Policisë Ismail Elezi u shpreh se vrasja e Bardhok Pllanajt në Shkodër ka ndodhur në orën policore kur mbyllet çdo lloj aktiviteti.
Sipas Elezit, Pllanaj edhe pse person në kërkim ka lëvizur lirshëm në Shkodër me makinë duke mos u ndaluar fare nga forcat e policisë.
Elezi: Ngjarja në Shkodër ka ndodhur në orën policore kur mbyllet çdo lloj aktiviteti. Qyteti largohet në banesa te veta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 e pak, gjë që tregon se situata atje sa i takon masave të marra nga qeveri është zero. Nëse qyteti do të ishte mbyllur sipas rregullave, ngjarja nuk do të kishte ndodhur. Qytetarët mbyllen në banesa dhe fluksi bie në qytet. Qyteti bie në duart e policë dhe gjithçka që lëviz në këtë orar është i kontrolluar, por çudia ndodh në orën 9 me mbi 100 plumba. Lëvizin dy makina dhe qëllohet një persona.
Në gjykimi tim situatës është jashtë kontrollit. Deri në muajin dhjetor ka pasur një task forcë për goditjen e elementëve kriminale. Personi ka qene në kërkim dhe lëviz në qytet kur është në kërkim. Si ndodh kjo, që të kalojë tjetri me makinë në qytet dhe askush nuk e ndalon? Kjo do të thotë se elementi i fortë lëviz lirshëm dhe nuk do t’ia dijë nëse ka polici apo jo. Nëse ai do të ishte shoqëruar do të ishte provuar për veprat që ka bërë dhe minimalisht do të ishte në paraburgim derisa të shprehej gjykata. Por duke i lënë të lirë, e godet pala tjetër.
Elezi shtoi se kryeministri thotë “hëngshin kokat më njëri-tjetrin” dhe pastaj ministrat dhe gjithë zinxhiri komandues e demotivon policinë me deklarata të tilla.
Elezi: Askush nuk ka vepruar kundrejt këtij shtetasi. Nuk mund të pritet që ai të veprojë lirshëm sepse do të ketë edhe reagim nga pala tjetër. Të dalësh në mes të qytetin duke pasur probleme me drejtësinë, për mua ka mbaruar gjithçka. Shkodra është bërë një vend ku grupet kriminale lajnë hesapet me njëri-tjetrin. Kryeministri thotë “hëngshin kokat më njëri-tjetrin” dhe pastaj ministrat dhe gjithë zinxhiri komandues e demotivon policinë me deklarata të tilla. Policia ka shkaktuar shumë dëm në drejtim të hetimit të veprave penale dhe sekuestrimit të veprave të paligjshme. Nuk mund të shkosh te dikush që të bëjë deklarimin e pasurisë dhe letrat të flenë prokurori.