Elhaida Dani shkëlqen në Eurovision, por në votim triumfoi Suedia (FOTO)

 

Elhaida Dani bëri një prezantim të shkëlqyer në mbrëmjen e festivalit Europian. Por edhe me performacen brilante dhe me një këngëtare të vlersuar në kompeticione nderkombetare, Shqiperia nuk ka arritur të marre rezultat pozitiv. Fitues e festivalit u shpall Suedia. Shqipëria u rendit në vendin e 17.

Votimi i jurive te shteteve pjesmarrese, ashtu si dhe heret e tjera, u karakterizua nga parimet gjeopolitike. Vendet pjesmarrese votuan per ato kufitare. Në votim mbizotroi parimi gjeokrafik, i afersise se shteteve, por edhe votimi mbi bazen e marrdhenieve diplomatike mes shteteve. Keshtu Greqia voti me pike maksimale per Rusine.

Qe ne fillim gara u percaktua mes Rusise, Suedise dhe Italise.

Shqipëria, tre vlerësimet maksimale i bëri respektivisht ndaj Italisë, Greqisë dhe Rusisë; me 12 pikë, 10 pikë dhe 8 pikë secila. Por, më zhgënjyesja është sasia e pikëve të grumbulluara: 12 pikë prej fqinjëve tanë të Maqedonisë, 10 nga Mali i Zi, si dhe me 6 pikë na vlerësoi Greqia e Belgjika, të pamjaftueshme krahasuar me pritshmëritë përpara këtij evenimenti, duke u renditur në vendin e 17 me 34 pikë.Nëse fituesja e Eurovision do të vendosej nga klikimet, pëlqimet, komentet dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me median virtuale do te ishte fituese shqiptarja. Sipas Adobe Digital Index që ka përpunuar gjithë feedback-un e e rrjeteve sociale si Facebook, Google+, Reddit, Twitter, Dailymotion, Flickr, Instagram, Tumblr, VK, Disqus, Foursquare, Metacafe, WordPress dhe YouTube, imazhi më i përdorur rezulton të jetë “I’m Alive”.

Nata finale e Festivalit europian të Këngës, “Eurovision Song Contest” nisi në orën 21 të mbrëmjes së të shtunes. 

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë mbante numrin rendor 26, i parafundit në radhën e konkurrentëve të kësaj finaleje të madhe për edicionin e 60 të “Eurovision”, e që shërben gjithashtu edhe si kodi identifikues në të cilin mund ta votojnë të gjithë shqiptarët anembanë botës, mjafton të jenë jashtë territorit të Shqipërisë.

Sigurisht, ky është kusht i domosdoshëm, pasi shqiptarët brenda territorit të Shqipërisë nuk mund të votojnë për këngën e tyre, vetëm për konkurrentë të tjerë. Emocionet e një festivali me konkurrueshmëri tepër të lartë kanë nisur tashmë dhe, pas performimit të të gjitha këngëve, 27 në total e që do të pëfundojnë me Italinë, pritet të nisë edhe votimi shtet për shtet, sipas metodës tashmë të ditur: 12 pikë për këngën më të preferuar, 10 pikë për vendin e dytë dhe 8 pikë për preferencën e tretë. Për të vijuar më pas me 7 pikë e me radhë deri në 1 pikë, respektivisht për vendet 4 deri në 10.

SHKARKO APP