Elisa Spiropali në Kamëz dhe Rrogozhinë: Jam e nderuar që punoj krah Erion Veliaj në fushatë
Erion Veliaj sëbashku me Elisa Spiropalin kanë qenë sot në një varg takimesh politike në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare. Fillimisht ishin në Kamëz, në Vorë, në Kavajë dhe në darkë në Rrogozhinë.
Elisa Spiropali tha ndër të tjera se qarku Tiranë me Erion Veliaj ka bërë një të shkëlqyer, ndaj jam e nderuar që do të punojë me Erionin.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj shkoi për takimin e Rrogozhinës: “Vijojmë turin e shpejtë të takimeve së bashku me Elisën, Etjenin, Edisonin, dhe anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste në Rrogozhinë, për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2025!
Me energji dhe përkushtim do të bëjmë punë edhe më të mira për Shqipërinë 2030”.