Elon Musk, fituesi i dytë i zgjedhjeve pas Trumpit

Nëse Donald Trumpi është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë menjëherë pas tij është miliarderi Elon Musk, i cili ka investuar gjithçka për kandidatin republikan.

Njeriu më i pasur në botë u fut kokë e këmbë në fushatën e ish-presidentit javët e fundit, duke e ndjekur në tubime dhe duke dalë në skenë për ta mbrojtur atë, veçanërisht në Pensilvani.

Musk harxhoi më shumë se 100 milionë dollarë në fushatë dhe përdori rrjetin e tij social X si terren për mesazhet e Trumpit, veçanërisht për migracionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i tij madje organizoi lotari dhe ofroi 1 milion dollarë në ditë për votuesit e regjistruar në shtetet kyçe, të cilët ranë dakord të nënshkruanin një peticion konservator në favor të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të mbajtur armë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?