Elona Guri, Ramës: Haluçinacionet nuk shërohen as me fallxhore, as duke rritur dozën

Anëtarja e Kryesisë së LSI, Elona Guri ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Vorë. Në një postim në Facebook, Guri i kujton Edi Ramës që të mos fyej me besimet fetare. Gjithashtu i thotë se duhet të kthehet në besimin te Zoti, pasi “Haluçinacionet nuk shërohen as me fallxhore, as duke rritur dozën”.

Postimi i plotë i Elona Gurit në Facebook:

Jezidi vazhdon te përdorë për sulme politike serish bektashizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre muaj me pare Edi, përdori në mënyren me vulgare dhe pa asnje etike emrin e Abaz Aliut per te sulmuar politikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot serish ai sulmoi duke perdorur bektashizmin.

Edi heren e pare Abaz Aliu te çoi nje paralajmërim. Ishte i forte, sa ti e di çfare hoqe dhe sa u frikesove.

Mos e keqpërdor Zotin dhe besimin per te sulmuar, siç u quan ti, “ata”, se kete rradhe edhe mund te mos jete vetem paralajmërim.

Shpresoj te shkosh sa me shpejt tek Baba Mondi e te kerkosh falje dhe te lutesh per herezite e tua, qe Zoti te kete mundesi te te fal.

Mos ço kanatiere dhe te brendshme tek fallxhoret se nuk te shpëtojnë dot. Ktheju ne rrugën e Zotit.

Jezidi, me bukur se tek ty nuk personifikohet tek asnje tjeter, kujtoi se e fitoi betejen, por ne fakt i ishte rezervuar nje fund i dhimbshem, aq sa askush nuk e vendos me emrin e tij tek femijet.

Haluçinacionet nuk sherohen as me fallxhore, as duke rritur dozen.

Vetem Zoti eshte shpetim per shpirtrat e vdeketareve.

Megjithese kujt ja them, demonit te shqiptareve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?