Elsa Demo tregon dy arsyet pse ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar
Gazetarja e Kulturës Elsa Demo është ndër personat që ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe ka dalë hapur kundër shembjes së tyre.
E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Demo tha se nuk ka dalë në mbrojtje të Teatrit për nostalgji, si shumë të tjerë, por për çështje përgjegjësie dhe trashëgimia që i lihet brezave
Elsa Demo: E kam ndjekur teatrin në mënyrë të veçantë dhe kinematografinë. Kam kaluar aty çdo fundjavë timen, kështu që përveç anës emocionale. Jam një njeri që jam pjesë e kujtesës kolektive që përveçse është emocionale është edhe cerebrale, racionale. Nuk hyj aspak tek ata që e mbrojnë teatrin për nostalgji, sikurse besoj që e mbron Ervini dhe shumë të tjerë. Unë nuk e mbroj aspak për nostalgji, por sikurse e thash edhe sot në shesh unë nuk mendoj që njerëzit trashëgojnë objekte. Nuk mendoj që vajzat, mbesat trashëgojnë vathë, po trashëgojnë edhe vathë, ka edhe aty diçka emocionale dhe nostalgjike. Por në rastin e teatrit unë mendoj se ajo që trashëgohet është përgjegjësi a që ne kemi për këtë trashëgimi. Ne ju lëmë trashëgimi brezave, që ne një moment të caktuar të historisë ne kemi ditur të veprojmë dhe të jemi aktorë. Të veprosh në këtë kuptim dhe jo në kuptimin e aktrimit në skenë dhe për t’ju trashëguar me këtë ndjesi ndjenjën e asaj që është humane. Për këto dy arsye unë e kam mbrojtur kauzën e teatrit.
KOHA JONË SONDAZH

