Elvis Koçi, shkarkohet si drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Mësohet se në vend të tij është emëruar Iris Ago.

Kjo e fundit që prej muajit dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin e Këshilltares në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtoreshës në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga viti 2020 deri në 2021. Gjatë periudhës 2017-2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?