Elvis Naçi “mund” qeverinë: Do të ndajmë 6 mijë pako me ndihma

Në këtë situatë ku të gjithë jemi izoluar, nevoja për ushqime është edhe më e madhe por për të pamundërit kjo situatë është edhe më e rëndë. Por imami Elvis Naçi jep lajmin e mirë. Së bashku me fondacionin e tij “Firdeus”, Naçi në emisionin “Shqipëria Live”, bëri me dije se ka përgatitur 6 mijë pako me ndihma që do të shpërndahen për personat në nevojë. Ai shtoi se ndihmat do të ndahen në të gjitha trevat shqiptare, pra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Imami, e shikon situatën e krijuar si momentin më të mirë për të reflektuar dhe ndihmuar njerëzit që kanë nevojë. Po ashtu, Naçi tha se të gjitha burrat në botë, që nuk kanë pasur mundësinë për të qenë pranë bashkëshortet e tyre sesa tani, ndaj ta shfrytëzojnë këtë moment.

Pjesë nga deklarata

Besoj që si shumica në botë, si diçka e papritur që për hir të së vërtetës, i ka prishur ato balancat jetësore. Të gjithë kemi ankth, por brenda normales dhe të pranuarës. Në të njëjtën kohë përpiqemi të bëjmë diçka të mirë aq sa kemi mundësi. Sa më shumë të lehtësojmë njëri-tjetrin në këtë situatë të vështirë, aq më mirë do të jetë për ne. Zoti na pajisi me të gjithë elementet njerëzore, zemrën, organet, bashkëshortë, miq, shokë e familjarë. Kujdesuni për veten dhe mos thoni ç’ka shkruar Zoti, për bëni më të mirë për veten tuaj.

Kush investon për të mirën, mirë do të gjejë, kush investon për të keqen, keq do të ketë. Për ne që besojmë normal që çdo gjë është brenda kontrollit hyjnor. Por unë gjithmonë e urrej besimin irracional. E vërteta është që koronavirusi është një gjë e jashtëzakonshme në këtë situatë, të themi të kemi mundësi ne si qenie irracionale të mbrohemi Në të njëjtën kohë ajo që mund them unë, ndoshta kanë nevojë për termetin apo koronavirusin të jenë sebepe dhe shkaqe që në të bëhemi më të mirë. Vdekjet janë më të rralla, krahasuar me të kaluarën siç kanë qenë përshembull malarja, që ka marrë miliona jetë njerëzish.

Patjetër, brenda asaj që thashë nëse do të flasësh për dëme ka shumë, ndërsa dhe anët pozitive janë shumë. Të gjithë burrat në botë, nuk kanë pasur mundësinë të jenë kaq pranë bashkëshorteve të veta. Ne si popull, jemi të varfër, për hir të së vërtetës është për të ardhur keq, jemi pjesë e Evropës (i referohet hartës territoriale) dhe ende flasim për varfërinë. Shpresoj që koronavirusi të zhduket se edhe familjet mesatare në të kaluarën, sot kanë nevojë për një ndihmë. Ne kemi familjet e varfra që kemi gjithmonë, për rastin e koronavirusit një donator i madh në Zvicër, ka dhuruar 110.000 franga.

Është në lidhje me këtë donacionin që fola, ne këtë donacion e ndamë në tre treva shqiptare, këtu (i referohet fotos që u shfaq në studio, ku shihet ai së bashku me bashkëshorten në mes të mijërave pakove me ndihma) janë 6.000 pako me ndihma. Unë nuk shquhem shumë për punë shtëpie. Unë ate dhunti nuk e kam, por Fatma ma toleron këtë pjesë se thotë mbretëresha e shtëpisë jam vetë.

SHKARKO APP