Elvis Naçi tregon sa milionë euro janë mbledhur për të prekurit
Imami Elvis Naçi, i cili është dhe drejtuesi i fondacionit Firdeus, tregoi në emisionin Opinion, se deri më tani janë mbledhur 6 milionë e 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti.
Ai tha se deri në fund kjo shifër do të arrijë deri në 10 milionë euro. Sipas tij, shqiptarët e Kosovës nga Zvicra janë ata që kanë kontribuuar më shumë.
“Ne e kemi filluar maratonën ditën e enjte, ditën e premte kanë qenë 1 milionë franga vetëm në llogarinë zvicerane. Sot janë 4 milionë franga në Zvicër dhe 1 milionë euro në bankën Crendins. Vendi që mban rekord është Zvicra, 80 përqind janë shqiptarë të Kosovës. Ne kemi bërë maratonë edhe në Kosovë, edhe tv shqiptare. Ne i nxorëm emrat e atyre që donin, pavarësisht atyre që nuk donin. 90 përqind e atyre që kanë dhënë fjalën e kanë arkëtuar. Ai që ka pas donacionin ka qenë një shqiptar i Zvicrës, 100 mijë franga në fillim dhe 200 mijë franga ditën e nesërme. Ka pasur shumë shoqata, xhami dhe kisha po ashtu”.
KOHA JONË SONDAZH

