Elvis Roshi, çështja kalon në dorën e Gjykatës së Tiranës

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për gjykim të ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi. Në seacën paraprake, është vlerësuar me të drejtë hetimi i Prokurorisë ndaj Roshit.

Prej më shumë se një muaji, kjo gjykatë nuk kishte vendosur nëse do të pranonte kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut. Elvis Roshi nuk ishte vetë i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës.

Ish-kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuze e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemet me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Roshin, ajo e Kavajës apo Gjykata e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, gjykata i kërkoi prokurorisë që të specifikonte nëse Roshi e kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit në Kavajë apo në Tiranë. Sipas verifikimeve të prokurorisë rezultoi se Elvis Roshi e kishte plotësuar formularin në Tiranë dhe për rrjedhojë vepra penale e falsifikimit është konsumuar në Tiranë, duke bërë kompetente Gjykatën e Tiranës.

Por, edhe pas sqarimit të këtij momenti, avokati mbrojtës i Roshit kërkoi një tjetër shtyrje, pasi pretendoi se duhet të njihet me aktet në tërësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?