Elvis Roshi në prokurori (edhe 20 punonjës të bashkisë Kavajë)

KLSH kallzoi  në prokurori kryetarin e  baskisë së Kavajës, Elvis Rroshi për shpërdorim detyre.

Pas një auditimi nga janari 2013 deri më 31 Dhjetor 2014 nga ky institucion, u konstatuan një sërë parregullsish dhe shkeljesh të dispozitave ligjore  në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike. Parregullsi qe kanë shkaktuar një dëm ekonomik me vlerën e  33 milion lekëve.

KLSH kallëzoi  në  organin akuzës edhe  10 punonjës të kësaj bashkie, 2 drejtor të bashkisë, 2 ish-drejtor, 3 përgjegjës sektori, dhe 3 punonjës të tjerë.  

Mbi shkeljet në fushën e prokurimeve, sipas KLSH, janë konstatuar 14 raste. Përdorimi i standardit të dyfishtë sa i  përket vlerësimit të operatorëve ekonomik pjesëmarrës në tender.

Disa kompani janë favorizuar padrejtësisht.

Në disa raste te tjera janë s;kualifikuar padrejtësisht operatoret ekonomikë si rezultat i llogaritjes gabim të ofertës ekonomike.

Shkeljet në fushën e urbanistike nga auditimi janë vërejtur në  32 raste.

Në 20 raste të miratimit të lejeve të ndërtimit për punime në  infrastrukturë, nuk ishte plotësuar dokumentacioni përkatës teknik e ligjor.

Në 12 raste  te tjera  në lejen e dhënë për ndërtime private nuk është zbatuar distanca nga kufiri i pronës si edhe nuk është ngritur këshilli teknik i bashkisë.

Bazuar në shkeljet e konstatuara në këtë auditim, KLSH ka rekomanduar dhënien e masave të ndryshme disiplinore dhe administrative, për 56 punonjës të Bashkisë Kavajë, si “Largim nga shërbimi Civil”, “Zgjidhje e Kontratës së Punës” etj.  Në 10 raste masat e rekomanduara janë për Drejtues të Nivelit të Lartë dhe në 5 raste për Drejtues të Nivelit të Mesëm.

SHKARKO APP