Emër qesharak, njihuni me tifo-grupin më të ri të futbollit kosovar
Malisheva do të promovohet në elitën e futbollit kosovar këtë sezon dhe njëkohësisht me ta edhe grupimi i tifozëve, “Rriqnat”. Nuk është një emër tallës por ai i vërteti i këtij grupimi, që e ndërroi sapo u ngjit në Superligën kosovare.
Konfirmimi ka ardhur nga anëtarët e kësaj skuadre në rrjetin social “Facebook”. Me herët ata janë quajtur “çeliku”, emër i cili kishte ndarë tifozerinë në dysh. Emri “çeliku” e kishin vënë pasi komandanti i tyre, tashmë zëvendës-kryeministri, Fatmir Limaj e kishte mbajtur këtë nofkë gjatë luftës.
Emri i ri “rriqnat” ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, por futbollistët e Malishevës do t’i kenë në çdo ndeshje me vete ata. Kjo është hera e parë që Malisheva ngjitet në Ligën e Parë të Kosovës.

KOHA JONË SONDAZH

