Emergjenca koronavirus. Italia më shumë viktima se Kina, 427 të vdekur në 24 orët e fundit

Italia rezulton shteti më i prekur nga epidemia e koronavirusit. Sot janë regjistruar 41 035 persona të infektuar e 3405 viktima, që nga nisja e epidemisë. Brenda 24 orëve të fundit janë verifikuar 427 viktima. Po ashtu, janë regjistruar  5322 pacientë më shumë të infektuar me Covid-19.

Numri prej 3405 viktimash e rendit Italinë në vendin me më shumë vdekje duke tejkaluar edhe Kinën. Zyrtarisht në Kinë, numri i viktimave është 3249, ndërkohë numri i personave të infektuar që u regjistruan ishte 80 mijë dhe rreth 70 mijë prej tyre janë shëruar.

Sipas drejtuesve të Mbrojtjes Civile në Itali, numri i personave në terapi intensive sot ka arritur në 2498, po kurohen në struktura spitalore 15 757 e në kushte shtëpie 14 935. Numri i personave të shëruar është në total është 4 440. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 415 pacientë.

Rajoni i Lombardisë shënon sot 19 884 persona të infektuar e 2168 viktima. Rajoni i Bazilikatës vazhdon të mbetet me numrin më të ulët të personave të infektuar vetëm me 37 pacientë e asnjë viktimë.

Rajoni i Lacios ka shëmuar 38 viktima e 823 pacientë të infektuar me koronavirus. Deri më sot në Itali janë kryer 182 777 tamponë.

Lexoni edhe

Mjeku Pipero: Ka një përkeqësim të pashpjegueshëm të pacientëve mes ditëve 6-9

PD: Miqtë e Ramës marrin tendera edhe në javën e ferrit të koronavirusit.. Rama: 7×7=42!

Lleshaj: Ata që nuk kanë frikë për jetën e tyre, duhet të kenë respekt për jetën e të tjerëve

Emergjenca koronavirus, 222 mijë numri i të prekurve në gjithë botën, 9115 viktima

Mjeku Bardh Spahia: Po luhet me jetën e njerëzve. 6 të dyshuar në Shkodër dhe asnjë tampon

SHKARKO APP