Emërohen 2 zv.ministrat e rinj të Arsimit
Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu, janë dy zv/ministrat e rinj të Ministrisë së Arsimit. Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar dy zv/ ministrat e rinj të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit. Lorena Haxhiu ka qenë drejtoreshë për rininë në Ministrinë e Arsimit. Shtino dhe Haxhiu zëvendësojnë Besa Shahinin, që u emërua në postin e ministres pas shkarkimit të Lindita Nikollës dhe Taulant Mukës, i cili dha dorëheqjen vetëm pak ditë pas emërimit në këtë post në muajt e fundit të vitit të kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

