Emërohen 3 zv/ministra të rinj
Këshilli i Ministrave miraton në parim memorandumin e mirëkuptimit me SHBA-të
Me anë të disa vendimeve, Këshilli i Ministrave ka emëruar këtë të mërkurë disa zv/ministra të rinj.
Mësohet se Agron Tare është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punën e Jashtme. Nina Guga dhe Oltian Rrumbullaku janë emëruar zëvendësministra të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ndërkohë Redi Shtino është liruar nga detyra si zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Sot Këshilli i Ministrave ka marrë edhe disa vendime të tjera. Një ndër to është edhe miratimi në parim të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA-ve për sigurinë 4G dhe 5G.