Emërohet drejtor në burgun e Peqinit, ja kush është Florenc Duka

Këtë të premte Florenc Doka u emërua drejtor i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Florenc Doka është diplomuar në Drejtësi, në vitin 1999 duke marrë titullin jurist, si dhe në vitin 2008 me titullin avokat.

Në vitin 2001 nis karrierën në Administratën Publike si jurist, Drejtor Juridik, si dhe zv/kryetar i Bashkisë Cërrik. Karriera e tij vazhdon në institucione qëndrore si jurist në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, etj.

Në vitet 2012-2014, ai bëhet pjesë e sistemit të burgjeve dhe emërohet përgjegjës i sektorit ligjor dhe çështjeve sociale në IEVP Elbasan. Gjatë 7 viteve të fundit ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Bashkinë Cërrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?