Emërohet drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës
Pirro Vengu është emëruar drejtori i ri i Autoritetit Portual Durrës.
Më herë Vengu ka mbajtur portin e drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri.
Emërimi i tij në post erdhi pas dorëheqjes së drejtorit ekzekutiv, Agron Tare dy ditë më parë (24 tetor).
Doreheqja u njoftua nga vetë Tare përmes një postimi në Facebook.
“Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!,”-shkroi Agron Tare.
KOHA JONË SONDAZH

