Emërohet prefekti i ri i Lezhës

Gjokë Jaku emërohet prefekt i Lezhës, pas shkarkimit të prefektit të deritanishëm Gjergj Prendi, i cili e mbajti këtë post rreth 18 muaj.

Jaku më parë ka mbajtur disa funksione publike. Ai ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, Zv.Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe se fundmi ka mbajtur postin e Zvkryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.

Prezantimi i Gjok Jakut si prefekt i ri i Lezhës është bërë paraditen e së premtes, pa praninë e mediave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?