“Emigracioni i mirë”, Vasili-Ramës: Deklaratë me tronditje mendore
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për emigracionin, që e krahasoi Shqipërinë me Kroacinë e Poloninë, dhe duke e cilësuar si të mirë ikjen e shqiptarëve.
Sipas tij, një gjë të tillë mund ta thotë vetëm një person i cili ka probleme mendore. Vasili tha se sot Shqipëria ka emigracionin më të lartë të moshave 7-17-vjeç në Europë.
”Duhet të kuptoni një gjë, duhet të bëjmë një interpretim korrekt edhe politik, por edhe psikik. Shumë deklarata të kryeministrit kanë të bëjnë me një tronditje që është e karakterit mendor, nuk kanë të bëjnë me një analizë politike. Të flasësh kështu për emigracionin do të thotë që mendja ka një problem. Se nga vjen tronditja, vjen nga hallet, nga kapja apo nga substanca të caktura që përdor kjo është çështje tjetër. Vetëm një njeri me shkollë pak mund të flasë kështu. Sot Shqipëria ka emigracionin më të lartë të moshave 7-17 vjeç në Europë. Kjo është shuplaka më e fortë për një të paditur”,-tha Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

