Emigrantë vijnë për të votuar

 

Nga Kakavija në 24 orët e fundit është vërejtur fluks të ardhurish nga Greqia për të votuar më 21 qershor. Emigrantët të ardhur posaçërisht për zgjedhjet vendore nga Greqia, janë organizuar me autobusë.

60 autobusë me emigrantë shqiptarë si dhe 1200 automjete kanë hyrë gjatë orëve të para të mëngjesit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.

Ora Neës ka intervistuar emigrantët të cilët pohojnë se kanë ardhur për të ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet vendore.

Për të mos krijuar rradhë policia kufitare ka marë të gjitha masat duke vënë në hyrje 6 sportele.

Ndërkohë edhe numri i automjeteve që hyjnë në territorin shqiptar ku emigrantët do të votojnë kandidatin apo subjektin që dëshirojnë, po vijon të jetë i lartë.

Janë mbi 7000 persona që kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit nga Kakavija, stacion kufitar nga ku janë shpërndarë për emigrantët edhe materiale informuese nga KQZ për mënyrën e votimit.

 

SHKARKO APP