Emigrantët kërkojnë nga partitë të mos i përfshijnë në fushatë

 

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore në Shqipëri, përmes një komunikate u bënë me dije të gjithë, përfaqësuesëve dhe përfaqësive të Federatës, siç janë anëtarët e kryesisë, drejtuesit e lartë të FSHSHG dhe shoqatave antare të federatës, që të respektojnë statutit dhe rregullat ligjore të Federatës, për mos tu aktivizuar në përkrahje të asnjë subjekti politike dhe kandidatëve bashkiak në zgjedhjet vendorenë. Cilido, ka të drejtën e tij të veproj individualisht thuhet në komunikat, por në asnjë moment në emër të Federatës dhe shoqatave anëtare të Federatës së Shoqatave Shqiptare, gjë e cila ndalohet me ligj, pasi Federata është organ jo qeveritar dhe i pavarur politikisht.

Më poshtë lexoni njoftimin e plot të FSHSHG

 

Komunikatë!

 

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi është organi më i lartë përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi, me legalizim të shkallës së dytë, e ligjëruar nga Gjykata e Athinës.
Me shqetësim të madh kemi konstatuar se shpeshherë në prag zgjedhjesh si në Greqi, por kryesisht në Mëmëdhe, përdoret emri dhe dinamika e saj për interesa individuale, apo partiake.
Ju bëjmë thirrje të gjitha shoqatave anëtare me të drejta të plota në Federatë, anëtarëve të kryesisë dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të Federatës, të cilët kanë pranuar me vullnet të lirë statuin e F.SH.SH.G-së, që në bazë të këtij statuti nuk lejohet përdorimi apo shfrytëzimi i emrit dhe dinamikës së Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi për interesa individuale apo për qëllime politke. 
Çdokush që është pjesë e F.SH.SH.G-së, ka të drejtë legjitime individuale të besoj, të aktivizohet dhe të votoj sipas dëshirës dhe vullnetit të tij të lirë, pa cënuar interesin e përbashkët siç e parashikon dhe statuti i Federatës.
Kryetari 
Etmond Guri

SHKARKO APP