Emigrantët kërkojnë pensionet, vonesa me pasaportat u kushton vendet e punës në Greqi
Vonesat me pasaportat Shqiptare për bashkëkombasit që jetojnë në Greqi dhe pensionet kanë qenë problematikat e ngritura me shoqatat e tyre në komunikimin me ministrin Gent Cakaj.
Problemet me dokumentacionet ka bërë që shumë prej tyre të kenë probleme me punësimin apo dhe me shërbimet bazë në shtetin Grek.
“Do të doja të dija se cfarë strategjie ka vendosur Ministria e Jashtme që Shqiptarët të pajisen në kohë rekord,sic e premtoi zevëndës ministri në takimin që kishim para 2 muajsh ,me paisjen e qytatëre shqipëtarë në Greqi, me pasaporta dhe karta identiteti për të mos humbur dokumentacioni sepse ato ecin zinxhirë me shtetin grek“, shprehen emigrantët.
Cakaj premtoi shkurtim të kohës së pritjes për pasaportat duke u shprehur se nuk do të vonojnë më shumë se tre javë, por nuk dha argumente për unifikimin e pensioneve mes dy shteteve.
“Tashmë kordinatori përgjegjës për komunikim me Shqipëtarët në Greqi do të jetë një prej instrumentëve që do të kontribojnë edhe në zgjerimin dhe komunikimin në përgjithësi. Përsa i përket afateve për dhënien e pasaportave dhe kartave të identitetit , dua të theksoj se tashmë ka një afat rekord që nuk ka egzistuar më parë . Takimet përcaktohen për tre deri në pesë ditë, ndërkohë që dhënia e pasaportave nuk vonon më shumë se 3 javë”, është shprehur Cakaj.
Për kryetarin e komunitetit të emigranteve Shqiptarë në Kretë, Një tjetër shqetësim mbetet edhe garantimi i shtetit Shqiptarë për një marrëveshje përsa i përket dokumentacionit të sigurimeve shoqërore.