Emigrantët, Këshilli i Europës: “Marrëveshja Itali-Shqipëri është shqetësuese për të drejtat e njeriut”

Për Komisionerin Evropian Mijatovic “Marrëvshja krijon një regjim ad hoc azili ekstraterritorial, i karakterizuar nga paqartësi të shumta ligjore”

“Marrëveshja ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë për zbarkimet dhe përpunimin e kërkesave për azil, i përfunduar javën e kaluar, ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut dhe shton një prirje shqetësuese evropiane drejt eksternalizimit të përgjegjësive për azilin”, thotë Komisioneri për Të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatovic. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare me seli në Strasburg, e cila ka 46 shtete anëtare, duke përfshirë 27 vendet e BE-së; nuk duhet të ngatërrohet me Këshillin Evropian dhe Këshillin e BE-së, që janë institucione komunitare.

/La Repubblica

SHKARKO APP