Emigrantët kthehen për Pashkë, por s’ka radhë në dogana

Kjo e enjte ka shënuar një rritje të ndjeshme të fluksit të qytetarëve shqiptarë që hyjnë përmes pikës kufitare të Kapshticës për festën e Pashkës.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë nga Greqia në territorin shqiptar 4147 persona. Nga ana tjetër, numri i qytetarëve që kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë është ndjeshëm më i ulët 2426 persona janë regjistruar në dalje gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Situata në pikën e kalimit kufitar është paraqitur e qetë dhe e menaxhuar mirë. Qytetarët që kanë udhëtuar shprehen se nuk kanë hasur asnjë problem, si në doganën shqiptare, ashtu edhe në atë greke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?