Emigrantët kthehen për të votuar, rritet fluksi në doganën e Kakavijës

Në pikën kufitare të Kakavijës është shënuar një rritje e lëvizjeve.

Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar 5.001 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.453 në hyrje dhe 1.548 në dalje, si dhe 1.774 mjete, përkatësisht 1.235 në hyrje dhe 539 në dalje.

Një rritje e fluksit prej rreth 20%. Megjithatë, nuk pritet një fluks i lartë emigrantësh nga kufiri, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, çka mund t’i atribuohet edhe regjistrimit të rreth 8.500 emigrantëve për të dërguar votën me postë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?